BallinaLajmePandemia/ Mikrobiologu Raka paralajmëron rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirus...

Pandemia/ Mikrobiologu Raka paralajmëron rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirus këto ditë

Të ngjajshme

Gallapeni shkëlqen në fitoren e Wisla Plock, i bën dy asistime

Pikërisht para ndeshjes së madhe të Kosovës, ylli i...

Orav: Kapitulli i masave ndëshkuese ka përfunduar

Shefi në largim i Zyrës së BE-së në Kosovë,...

Mikrobiologu Lul Raka e ka komentuar situatën aktuale me pandeminë Covid-19 në Kosovë, e gjithashtu ka paralajmëruar rritje rastesh të të infektuarve. Raka, foli sot me ç’rast edhe shënohet Dita Botërore e Shëndetit.

Më 23 mars, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është në përputhje me Kushtetutën, dhe të njëjtin ta shpallë të pavlefshëm.

Raka përfshirjen e politikës në këtë situatë me koronavirus, e ka vlerësuar të panevojshme.

“Lufta politike e ka dëmtuar luftën ndaj koronavirusit. Shumë qytetarë mendojnë që më 13-14 prill duhet të dalin në punë. Jo, assesi nuk duhet të dalin. Ligjet nuk janë as bibël e as kuran që të mos ndërrohen. Synimi duhet të jetë që të shpëtohet jeta e njeriut”, tha Raka në KTV.

Sipas mikrobiologut Raka, prioritet është shëndeti i qytetarëve të Kosovës.

“Këto ditë do të kemi rritje të rasteve”, u shpreh ai.

Ndërkaq, vendimin e Komunës së Prishtinës për mbylljen e shesheve, Raka e quajti “lajm shumë të mirë”./ Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz