Pamje tmerri: Ky është vendi ku mbaheshin fëmijët lëmoshëkërkues në Prishtinë (VIDEO)
01

Lexo edheNë këto tri komuna të Kosovës nesër paralajmërohen vërshime

Në mbrëmjen e 21 dhjetorit, Policia ka hasur në nëntë fëmijë lëmoshëkërkues në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë. Si i dyshuar ishte arrestuar B.S, 39-vjeçar, raporton Sinjali.
Ndërsa Sinjali ka siguruar edhe pamje nga vendi ku Sadiku po i mbante nëntë fëmijët lëmoshëkërkues.
Sipas pamjeve shihet se në atë vend kushtet për jetesë janë të mjerueshme dhe niveli i papastërtisë është shumë i lartë, pasi ka plot mbeturina të shpërndara nëpër dysheme.
Në videon e publikuar, vërehet se fëmijët lëmoshëkërkues nuk kanë as ku të ulen, pasi shihet që janë ulur në tokë dhe në kuti të birrave.

Lexo edheNë këto tri komuna të Kosovës nesër paralajmërohen vërshime