back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaBotëPAMJE/ Tjetër makth nga Siria: motra e mban për këmishe të motrën...

PAMJE/ Tjetër makth nga Siria: motra e mban për këmishe të motrën nën rrënoja, derisa vdekja i ndan!

Të ngjajshme

Anëtari i PDK-së në KQZ paralajmëron: Zgjedhjet mund të rrezikohen nga ndërprerjet e rrymës

Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror Zgjedhor, Ilir Gashi,...

Lamine Yamal befason fëmijët në Dubai, luan me ta futboll në plazh

Futbollisti i Spanjës, Lamine Yamal është duke i kaluar...

Petrol Company sjell festën në SOS Fshatrat

Në kuadër të festave të fundvitit, Petrol Company, një...

Deri në gjysmë ore pritje për hyrje në pikat kufitare të Kosovës

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë paradites së sotme...

“Visar Hoti, e ardhmja e LDK-së në Podujevë”, analiza e Ymerit

Analisti Visar Ymeri e ka vlerësuar lart kandidatin e...
- Advertisement -

U përpoq shumë për ta shpëtuar motrën e vogël teksa vet ishte me plagë. Kështu u bë pjesë e videos së mediave vogëlushja siriane Riham, e cila vetëm sa u bashkëngjitet vargut të numrit të viktimave të shkaktuar nga brutaliteti i luftës atje.

- Advertisement -

Përpjekja e saj e dëshpëruar për ta shpëtuar të motrën e vogël nga gërmadhat, dëshmon më së miri jetën e padinjitetshme që po e jetojnë civilët, e më së tepërmi fëmijët e këtyre territoreve.

Videoja u publikua fillimisht nga media siriane SY24, ku shihet  Riham e cila është e bllokuar në rrënojat, e megjithatë vazhdon ta mbajë motrën e saj të vogël duke e kapur për këmishe.

Gazetari i cili ka kapur pamjet, thuhet se ka fikur kamerën për t’iu shkuar në ndihmë motrave që ishin në ndërtesën që u sulmua.

Grupet e ndihmës shpejtuan në vendngjarje për t’u dhënë ndihmë të voglave. Lajmi i keq nuk mbaron këtu. Riham dha shpirt në spital nga plagët e rënda, ndërsa motra e saj mbetet në kujdes intensiv.

Të enjten, aktivistët sirianë dhe punonjësit e shpëtimit thanë se të paktën 10 civilë, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë në goditjet  ajrore në fshatra dhe qytete në zonat e Sirisë veriperëndimore.

Helmetat e Bardha njoftuan se katër persona u vranë në Kfar Rouma dhe Maaret Numan në Idlib, ndërsa pesë të tjerë u vranë në krahinën Aleppo.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se një person u vra gjithashtu në Hama.

Forcat e regjimit të Sirisë dhe forcat aleate ruse kanë rritur sulmet vdekjeprurëse në rajonin Idlib që nga fundi i prillit, pavarësisht marrëveshjeve ndërkombëtare që synonin parandalimin e sulmeve në zonën ku jetojnë afro 3 milion njerëz.

Siria veriperëndimore është bastioni i fundit i rebelëve antiqeveritarë pas tetë vjet lufte që ka vrarë qindra mijëra njerëz.

Rusia dhe Turqia ndërmjetësuan një marrëveshje për të shmangur sulmin ndaj Idlibit në shtator, por kjo marrëveshje nuk u zbatua plotësisht pasi që luftëtarët e opozitës refuzuan të tërhiqeshin nga zonat “tampon”.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara janë të bindur se forcat siriane dhe ruse qëndrojnë pas sulmit të qëllimshëm ndaj spitaleve dhe shkollave ​​në Idlib, në një përpjekje për të terrorizuar civilët dhe për të zbrazur zonën.

Të paktën 350 civilë janë vrarë dhe rreth 330,000 janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që kur luftimet u përshkallëzuan në këtë zonë që nga prilli. /tesheshi.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz