Këto janë pamjet e tmerrshme të krijuara nga shpërthimet e kompanive të gurthyesve që tash e sa vjet po operojnë në bjeshkët e fshatit Astrazup.
Pluhuri i ngritur në formë të një vullkani dhe dridhjet e fuqishme jo vetëm që po e degradojnë mjedisin dhe po u shkaktojnë dëme në shtëpitë e banorëve të fshatit, por për më tepër kjo është shndërruar tash e sa kohë në kërcënim për shëndetin e qytetarëve të kësaj zone.
Këto fotografi të siguruara nga Malishevapress, tregojnë më së miri për situatën atje dhe për problemin me të cilën ballafaqohen çdo ditë banorët e fshatit Astrazup.
Për këtë gjendje të vështirë kemi reaguar edhe disa herë të tjera ne si medium, por mbi të gjitha banorët e fshatit Astrazup vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin e tyre por që kjo ka hasë në vesh të shurdhër.
