Video është siguruar nga neës24 dhe pamjet janë mjaft të rënda. I riu i shtrirë në gjunjë goditet me shpulla, grushte e shkelma në fytyrë nga një grup tjetër të rinj. Video u është shpërndarë komisariateve në Tiranë, pasi dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet.
Nga pamjet, fëmijët që po godasin të riun i kërkojnë atij të përulë veten me fjalë, teksa goditjet nuk pushojnë.
Ende nuk është zbuluar se kush janë agresorët apo adoleshenti që rrihet./Express