back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmePamje të reja, momenti kur Mahmut Kijeva del nga garazha dhe plagosë...

Pamje të reja, momenti kur Mahmut Kijeva del nga garazha dhe plagosë dy personat në Pejë

Të ngjajshme

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë gjatë ditës së premte në Pejë, derisa i dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, plagosja në Pejë ndodhi pas shpalljes së aktgjykimit, ku u shqiptuan 44 vite burgim për pesë të akuzuarit për vrasjen në Volljakë të Klinës.

Janë publikuar pamjet kur Mahmut Kijeva del nga garazha dhe plagosë dy personat në Pejë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë informacione të reja lidhur me gjendjen shëndetësore të dy personave që u plagosën gjatë të shtënave të ndodhura dje pasdite në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga pacientët është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa tjetri po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.

“Të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore,” thuhet në njoftimin e spitalit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz