Ndërsa në komunën e Istogut, raportohet të ketë pasur edhe erë të fuqishme, e cila ka shkaktuar disa dëme.
Edhe gjatë natës së kaluar në Istog edhe Pejë ka pasur rrebesh shiu. Madje në Pejë ka pasur edhe breshër.
Kujtojmë se sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë kësaj jave temperaturat priten të bien paksa në tërë Kosovën, ndërsa në zona të caktuara gjatë fillimit të javës është paralajmëruar për reshje shiu.