Sefer Kryeziu, i moshës rreth 53 vjeç është viktima që sot derisa ishte duke punuar ra aksidentalisht nga ndërtesa në Prishtinë.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku është rrëzuar i ndjeri në një ndërtesë në lagjen “Arbëria”.
Në këto pamje shihet gjaku i mbetur në tokë i viktimës dhe po ashtu shiritat e policisë që ishin vendosur për sigurimin e vendit pas ngjarjes tragjike që ndodhi rreth orës 17:00.
Kujtojmë, se Kryeziu ishte nga Komuna e Malishevës.
Me këtë rast po merren njësiti i stacionit Qendra në Prishtinë.
Më poshtë shikoni pamjet, kujdes +18:


/Indeksonline/


