BallinaLajmePamje nga vendi i ngjarjes: Plaçkitet në Leposaviq automjeti që transportonte para,...

Pamje nga vendi i ngjarjes: Plaçkitet në Leposaviq automjeti që transportonte para, ka të plagosur

Të ngjajshme

Incident në Zubin Potok, dy kunata rrahen mes vete

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në Zubin...

Arrestohet një çift në Lipjan për moskujdesje ndaj djalit të tyre

Në djalë i moshës së mitur nga Lipjan është...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

2 mijë e 389 gjoba trafiku janë shqiptuar në...

Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe Zariq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të martë për...

Automjeti i kompanisë për transportin e të hollave “Henderson” është plaçkitur jo larg Leposaviqit, raporton nga vendi i ngjarjes “Kosovo Online”

Ende nuk dihet se për çfarë sasie të hollash bëhet fjalë, ndërsa tre të punësuar në këtë kompani janë lënduar me rastin e sulmit dhe momentalisht ndodhen në Qendrën Klinike në pjesën veriore të Mitrovicës.

Siç merret vesh, me rastin e sulmit ka pasur të shtëna me armë midis plaçkitësve dhe sigurimit të kompanisë “Henderson”, ndërsa janë djegur plotësisht edhe tri automjete, një kombi e dy vetura udhëtarësh me të cilat plaçkitësit kishin bllokuar rrugën magjistrale.


Dyshohet, i kanë thënë këtij portali në vendin e ngjarjes, se sulmuesit kanë ikur me dy automjete kombi në drejtim të Kopaonikut.

Komunikacioni te vendi Dren, ku ka ndodhur plaçkitja, është bllokuar, për pasojë janë krijuar kolona të gjata automjetesh.

Automjetet e kompanisë “Hendersonit” kanë qenë shënjestër sulmesh të plaçkitësve edhe dy herë të tjera në këtë pjesë të Kosovës veriore..

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz