Pamje nga shtëpia pothuajse e shkatërruar pas shpërthimit të bojlerit në Polac të Skenderajt
BILLI

Lexo edheNë Komoran të Drenasit, policia arreston dy persona, kontrabandonin 23 emigrant të sirisë me kombi

Tre persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në fshatin Polac të Skënderjat sot rreth orës 07:00 në mëngjes.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, Ilmi Prekazi nga Policia Rajonale në Mitrovicë.
Prekazi ka bërë të ditur se shpërthimi ka ardhur nga bojleri i shtëpisë, ndërkaq tre të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Rasti është raportuar në polici rreth orës 06:38, për një shpërthim në një shtëpi në fshatin Polac të Skenderajt. Policia i është përgjigjur thirrjes dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave që kanë pranuar shpërthimi ka ardhur nga bojleri i shtëpisë. Si pasojë e shpërthimit, tre persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia në koordinim me prokurorin janë duke hetuar rrethanat e shpërthimit”, tha Prekazi për Reporterin.

Lexo edheNë Komoran të Drenasit, policia arreston dy persona, kontrabandonin 23 emigrant të sirisë me kombi
Por përpos lëndimeve që pësuan banorët e kësaj shtëpie, janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale, pasi që shtëpia pothuajse është shkatërruar plotësisht.
/Reporteri.net