BallinaLajmeLajmet e FunditPamje nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën zjarrfikësi në Gjakovë

Pamje nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën zjarrfikësi në Gjakovë

Një zjarrfikës ka humbur jetën në krye të detyrës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Meje të Gjakovës.

Klan Kosova ka publikuar pamje nga aksidenti ku humbi jetën zjarrfikësi.

Video

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka thënë se i ndjeri vdiq në krye të detyrës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Komandantit të Togut, Kaqun Lima, i cili ndërroi jetë në krye të detyrës duke shërbyer me guxim e përkushtim për mbrojtjen e jetëve dhe pasurisë së qytetarëve. Në emër te Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës, në këto momente të vështira shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Lima, shokëve, miqve, kolegëve të Shërbimit te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në Gjakovë dhe gjithë Zjarrfikësve në Kosovë.  Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë, si shembull i sakrificës dhe humanizmit. Me nderim të thellë për jetën e humbur në detyrë duke ndihmuar qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar ai.

- Advertisement -