Pamje nga aksidenti i mbrëmshën në Mitrovicë ku vdiq 20-vjeçari
BILLI·

Një aksident me fatalitet ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00 në Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën një 20 vjeçar R.A ndërsa ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili po trajtohet në QKUK.
Ndryshe, për këtë, lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtaja e shpejtësisë, humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit BMW, me ç’ rast automjeti del jashtë rrugës ku rrotulliset disa herë”, ka thënë Zahiti.
Sipas tij, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

Lexo edheAksident i rëndë në Mitrovicë, vdes një 20-vjeçar

















