back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmePamje: Momenti kur shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash

Pamje: Momenti kur shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash

Të ngjajshme

Buja e nis fuqishëm fushatën në Lipjan, njëzëri brohoritet për PDK-në

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët...

Kandidatura e Shukri Bujës për Lipjanin, çfarë mesazhi mori nga Hashim Thaçi?

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja,...

Të shtëna me armë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një gjuajte me armë zjarri është raportuar në orët...

Ruzhdi Shehu hap zyrtarisht fushatën në Junik: Na priftë e mbara

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu,...

Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një atentati mafioz në rrugën Thivon 181 në Nikia të Athinës, mbrëmjen e 16 nëntorit.

Sipas burimeve të Top Channel shënjestra e atentatit ishin shtetasit shqiptarë, ndërsa ngjarja ka ndodhur pikërisht në biznesin e tyre, karburant. Viktimë ka mbetur Marius Spiro Dhiamanti nga Delvina, ndërsa i plagosur ka mbetur kushëriri i parë i tij Juxhin Bajrami.

Mediat greke raportojnë se në të kaluarën, 37-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se pas vrasjes fshihet mafia shqiptare, që sipas autoriteteve fqinje donte të mbyllte llogaritë e hapura me plumba. Paraprakisht thuhet se e gjithë ngjarja lidhet me trafikun e kokainës në Athinë dhe Mikonos.

Nga kontaktet e autoriteteve greke me ato shqiptare është dhënë informacioni nga pala shqiptare, se 37-vjeçari ishte vënë në shënjestrën e personave të panjohur, të cilëve dyshohet se u kishte më shumë se 200 mijë euro borxh.

Mediat greke kanë mundur të sigurojnë videon e ekzekutimit të shqiptarit. Në analizën e mediave të huaja kuptohet se autorët kanë qenë profesionistë dhe me shumë gjasa të paguar.

Kjo pasi ata kanë lëvizur të qetë deri në momentin që kanë kryer vrasjen e shënjestrës, i fundit ky që ka qenë jashtë lokalit që gjendej në karburantin e tij duke komunikuar me kushëririn e tij.

Fakti që pas përfundimit të operacionit të vrasjes kanë djegur mjetin e vjedhur që përdornin tregon se kanë dashur të zhdukin çdo gjurmë në zjarr për të mos lënë asnjë provë.

Në vitin 2010, 37-vjeçari që humbi jetën ishte akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari në Kypseli, ndërsa ekspertiza zbuloi se predhat që kishin dalë nga arma e autorëve, ishin të njëjta me pistoletën që mbante shqiptari kur u arrestua për një rast kokaine.

Mirëpo ai ka arritur të shpallet i pafajshëm me pretendimin se arma është përdorur nga një person tjetër në atë kohë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz