back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPamje/ 3 vetura u përplasën sonte në Komoran, një person në gjendje...

Pamje/ 3 vetura u përplasën sonte në Komoran, një person në gjendje të rëndë

Të ngjajshme

Ky do të jetë moti për javën e ardhshme

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të...

Stojkoviq publikon pamje: Vuçiq po përdor Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij terrorist për sigurinë politike

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar publikisht presidentin...

Taulant Dajaku në Favorit flet për Dukagjinin, e përmend edhe Ismet Munishin

Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Taulant Dajaku...

“Dramë” në kryeqytet, Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Dritës kanë ndarë...

Rreth ores 19:35, në rrugën Prishtine – Pejë, afër Komoranit është shkaktuar një aksident trafiku rrugor.

IndeksOnline ka sjellë pamje nga ky aksident i rëndë që ka ndodhur në Komoran, ku shihej edhe një person i lënduar, i njëjti i gjakosur, nxirret nga qytetarët.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës të cilët kanë dhënë detaje, ku u përfshinë tri vetura.

“Tre persona të lenduar njëri nga ta më rëndë janë përcjellë për në QKUK, për trajtim mjekësor, përderisa njësia për menaxhim dhe kontrollë të autostradës nga Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarin e aksidentit dhe për t’u marrë me procedurat e nevojshme ligjore”, ka thënë për IndeksOnline, Daut Hoxha, Zëdhënës i PK-së në Rajonin e Prishtinës.

Ai tutje ka kërkuar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që për të shmangur aksidentet, për të mos rrezikuar jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik, të respektojnë rregullat e trafikut, të respektojnë kufizimin e shpejtësisë dhe posaqërisht në këto kohë të ndryshimit të kushteve atmosferike (reshjeve), shpejtesinë e automjeteve të tyre ta përshtatin me kushtet në rrugë.

“Policia me njësitet e saj në terren, ndaj të gjithë atyre që bien në kundërshtim me ligjin e trafikut po ndërmerrë dhe do të ndermerrë masa rigoroze dhe zero tolerancë do të aplikohet ndaj tyre”, thotë Hoxha./Indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz