back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaBotëPalestina i bën apel ShBA-së për Xhaminë Al-Aksa

Palestina i bën apel ShBA-së për Xhaminë Al-Aksa

Të ngjajshme

Kaltrina Selimi përlotet në një mbrëmje të komunitetit shqiptar në Kanada

Këngëtarja e mirënjohur Kaltrina Selimi është mjaftë aktive në...

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Të martën parashikohet që në orët e para të...

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Ministria e Jashtme e Palestinës i ka bërë thirrje SHBA-së që të pengojë “pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në vizitat provokative në Mesxhid-i Aksa”.

Në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Palestinës thuhet se “Kolonët hebrenj radikalë vazhdojnë të bëjnë vizita provokative në Xhaminë Al-Aksa. Të martën në këtë vizitë kishte marrë pjesë edhe senatori amerikan i Utah-ut”.

Nuk është për t’u nënvlerësuar numri i qytetarëve amerikanë në mesin e kolonëve hebrenj që hyjnë në këtë mënyrë dhe abuzojnë me anën e shenjtë të xhamisë al-Aksa, thuhet ndër të tjera në komunikatë dhe kërkohet nga Departamenti amerikan i Shtetit që të mos lejojë pjesëmarrjen e senatorëve në vizitat provokative të kolonëve hebrenj në Xhaminë Al-Aksa.

Ne këtë e vlerësojmë si ndërhyrje të hapur në punët e brendshme të Palestinës. Kjo situatë nënkupton miratimin e hyrjeve provokative të grupeve në fjalë. Këto grupe në të njëjtën kohë synojnë që të ndryshojnë statusin e xhamisë Al-Aksa, vijon komunikata

Senatori amerikan i Utah-ut, Mike Lee të martën bashkë me një grup të kolonëve hebrenj kishte hyrë në Xhaminë Al-Aksa.

Xhamia al-Aksa ndodhet në Jerusalem dhe për myslimanët është në cilësinë e kiblesë.

Në kompleksin Al-Aksa shpesh herë ndodhi tensione për shkak se kolonët hebrenj nën mbrojtjen e ushtarëve izraelitë hyjnë brenda Xhamisë Al-Aksa. /trt/

Të Fundit

Sport

ShowBiz