back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeKosovëPal Lekaj nuk ndalet, “shkep” pozita në fund të mandatit

Pal Lekaj nuk ndalet, “shkep” pozita në fund të mandatit

Të ngjajshme

Ministri në largim I Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vazhduar me shpalljen e konkurseve të reja për avancime të stafit, ndonëse vendi është në prag të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019, raporton portali“Front Online”.

Lekaj dje ka shpallur konkursin për avancimin e drejtorit të Departamentit të Inspektimit dhe të drejtorit të Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës.

Përndryshe, portali“Front Online” ka raportuar javën e kaluar për shpalljen e një konkursi të madh në Ministrinë që e drejton Pal Lekaj, ku përfshihen 19 pozita të reja dhe 3 avancime.

Lekaj javën e kaluar ka shpallë konkurs për këto pozita: Zyrtar për ndërtimtari, zyrtar I lartë për çështje pronësore, menaxher regjional, inspektor I transportit rrugor, inspektor I infrastrukturës rrugore, avancim për udhëheqës të divizionit për komunikim me publikun, avancim për udhëheqës të divizionit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit, avancim për udhëheqës të divizionit të inspektimit të infrastrukturës rrugore, zyrtar të lartë përprokurim, zyrtar I prokurimit (joikarrierës), zyrtar administrative në departamentin e Inspektimit, udhëheqës I divizionit përpërgatitjen e testeve për patentshofer, konkurs për auditor të brendshëm dhe konkurs për asistent administrativ.

Përndryshe, Pal Lekaj është I shtati në listën për deputetë të koalicionit AAK-PSD.

Lexo edhe: “Aksham pazari” i Pal Lekajt, favor të ri për Devollët

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz