back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmePakënaqësi në PDK-në e Gjakovës: Kapen keq dy zyrtarë të kësaj partie

Pakënaqësi në PDK-në e Gjakovës: Kapen keq dy zyrtarë të kësaj partie

Të ngjajshme

Hoxhaj: PDK mund t’ia sjellë Kosovës dhjetë njohje të reja në vit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se...

Horoskopi ditor

Dashi 21 mars – 19 prill Kur flisni me miqtë ose...

Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në intervistën dhënë...
- Advertisement -

Një mbledhje e Kuvendit zgjedhor i nëndegës së 10-të të PDK-së në Gjakovë, ka shpërfaqur pakënaqësitë që të rinjtë e kësaj partie kanë brenda vetes, raporton Gazeta Blic.

Ka qenë kryetari i Rinisë së PDK-së, Korab Leniqi nga kjo komunë i cili me një koment thumbues uroi këtë nëndegë. Ka shkruar se “kur nuk osht maca, mit boj dasëm”

Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i njërit prej anëtarëve të kryesisë së PDK-së, Mentor Hoxhaj.

Ai ia ka kthyer të parit të rinisë së PDK-së me ironi teksa i ka shkruar se “Kosova ka ngecur në mungesën tënde”

“O trim mbi trimat. Heroizmat e tua nuk i zë Kosova. Më kujtohen betejat e luftës ku ti qëndroje në ballë. Kosova ka ngecur në mungesën tënde. Proceset s’po ecin, liberalizimi është ndaluar, bisedimet në duhëkryq. Të lutem eja më shpejt. Kuadro si ti na duhen për të “rruajtur topet”! Të presim o trim!”, ishte komenti i Hoxhajt.

Por pas disa minutash, Hoxhaj siç duket i ka rënë pishman për komentin e tij. Ai ka fshirë komentin e në vend të tij ia ka kthyer ‘shefit’ të të rinjëve të PDK-së në Gjakovë se është “shumë funny”.

Kujtojmë se brenda kësaj partie pakënaqësi të mëdha në mes vete ka pasur edhe në një nëndegë në komunën e Podujevës. Madje, sipas raportimeve, nga pakënaqësitë ishte ardhur deri tek një moment i përplasjeve fizike në mes anëtarëve të kësaj partie./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz