Pak para performancës në Sunny Hill, Katy Perry ndez rrjetin me një vallëzim krah Dua Lipës

Pak minuta para se të ngjitet në skenën e Sunny Hill Festival në Prishtinë, superylli amerikan Katy Perry ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një video të publikuar në Instagram, ku shfaqet duke vallëzuar së bashku me Dua Lipën.
Në videon që u bë shpejt virale, dy artistet shfaqen plot energji dhe në humor të mirë, duke shijuar atmosferën e festivalit. Krahas pamjeve, Katy Perry shkroi: “Ending Eurosummer 2026 right doing the Watch It Burn hop with my sis @dualipa at @sunnyhillfestival.”
Publikimi u prit me entuziazëm nga fansat, të cilët mbushën postimin me mijëra pëlqime dhe komente, ndërsa shumë prej tyre e cilësuan momentin si një nga më të bukurit e këtij edicioni të Sunny Hill Festival.
Katy Perry pritet të jetë një nga emrat kryesorë që do të elektrizojë skenën e festivalit, ndërsa videoja me Dua Lipën vetëm sa ka rritur pritshmëritë e publikut për performancën e saj./IndeksOnline/
Lexo edheKurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës















