back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmePak orë para se të përfundoj afati, VV zyrtarizon koalicionin parazgjedhor me...

Pak orë para se të përfundoj afati, VV zyrtarizon koalicionin parazgjedhor me tri parti politike

Të ngjajshme

Osmani dhe homologu arab flasin për veprimet e regjimit iranian

Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin...

Haxhiu dhe Rudolph flasin për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për institucionet e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

A varet e ardhmja e Spallettit te Juventusi nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve?

Raportet në Itali pretendojnë se Juventusi do të ulet...

Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë...

Europol-i çmonton kartelin “Los Lobos”

Europol mbështeti autoritetet ligjzbatuese nga Belgjika, Ekuadori dhe Holanda...

Sot, në ora 23:59, përfundojnë afatet për subjektet politike për aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje, për deklarim të koalicioneve dhe për njoftim të mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

KQZ në përditësimin e orës 20:30 ka njoftuar se deri tani, 17 subjekte politike e kanë plotësuar formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili është i ngjashëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore.

Gjithashtu, deri në këtë orë, janë zyrtarizuar tri koalicione, ndërsa dy të parat vetëm diheshin,

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK), shkruan lajmi.net.

Sot më 30 nëntor, KQZ ka njoftuar se përfundon afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje.

Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz