Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se në zyrat e kësaj organizate janë sjellë pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale.
Sipas tij, pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale iu janë dorëzuar sot avokatëve të kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, njofton Klan Kosova.
“Avokatët e z.Hysni Gucati, sapo i sollën në zyrat e OVL UÇK-së paisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale, të cilat iu dorëzuan atyre pak më herët në Fushë Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në postimin e Klinakut.
Kujtojmë se Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati nga OVL-UÇK po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga data 25 shtator 2020.
Ata po akuzohen për pengim të drejtësisë, e me akuza konkrete që sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të vitit të kaluar.