back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmePagat e majme për deputetët, ndonëse Kuvendi u mblodh vetëm për t’u...

Pagat e majme për deputetët, ndonëse Kuvendi u mblodh vetëm për t’u konstituuar dhe formuar Qeverinë

Të ngjajshme

Bellingham i gatshëm për Shqipërinë dhe Serbinë, publikohet lista e “Tre Luanëve”

Jude Bellingham është përfshirë në skuadrën e Thomas Tuchel...

Publikohet kënga e Rita Orës me Yll Limanin, bashkëpunimi i shumëpritur

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora tanimë ka...

Përhajr tifozëve katalunas, Barcelona rikthehet në “Camp Nou”

Skuadra e Barcelonës është rikthyer në stadiumin “Camp Nou...

Kosova në udhëkryqin e saj më të madh

Si e portretizon raporti i BE-së Kosovën si një...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar të marrin paga dhe mëditje të rregullta, edhe pse gjatë gjithë vitit 2025 Kuvendi është mbledhur vetëm për konstituimin e tij dhe formimin e Qeverisë.

Pas betimeve solemne, fotografive dhe duartrokitjeve ceremoniale, sallat e Kuvendit kanë mbetur bosh, ndërsa debati parlamentar pothuajse ka pushuar krejtësisht, shkruan “Front Online”.

Sipas të dhënave zyrtare të dërguara nga Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvend, deputetët kanë marrë gjithsej 2,913,392.04 euro paga neto nga janari deri në tetor të këtij viti.

Ndërkaq, buxheti i përgjithshëm për paga dhe mëditje për vitin 2025 është parashikuar të arrijë në 3,689,107.59 euro.

“Buxheti për paga dhe mëditje të deputetëve për vitin 2025 është 3,689,107.59 euro”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit

Shuma e paguar çdo muaj ka ndryshuar nga rreth 246 mijë euro në mars deri në 345 mijë euro në maj, ndërsa pagesat janë kryer rregullisht në fund të çdo muaji.

Këto pagesa përfshijnë pagat neto për 10 muaj, ndonëse Kuvendi ka funksionuar vetëm për konstituimin dhe votimin e kryetarit, pa asnjë seancë plenare apo debat parlamentar gjatë gjithë vitit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz