back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePacollim: I pranojmë serbët në Kosovë kur të ndëshkohen kriminelët

Pacollim: I pranojmë serbët në Kosovë kur të ndëshkohen kriminelët

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas deklaratave të Marko Gjuriqit lidhur me ngjarjen e sotme në Mushtisht, ku disa serbë u penguan të vizitojnë këtë fshat.

“E lexova me vemendje një deklaratë të Marko Gjuriç që reagimin e qytetarëve të Mushtishtit sot e konsideron ekstremizëm.

Gjuriç para se të deklarohët në këtë mënyrë fashiste, duhet të marrë parasysh viktimat dhe masakrat që janë kryer në këtë fshat dhe fshatrat tjera të Kosovës. Nëse nuk ka qenë ushtrija Serbe, si ju thuani që nuk ka qenë, atëherë mendohuni se kush kanë qenë kryesit e krimeve.

Gjuriç dhe shteti serb duhet të angazhohen në ndëshkimin e kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë, e ju fare mirë e dini kush janë ata. Përderisa Serbia vazhdon ti mbrojnë në mënyrë shtetërore kryesit e krimeve makabre ndaj shqiptarëve, vetë Serbia nuk i kontribon zgjidhjes së problemeve dhe kthimin e qytetarëve në pronat e veta.

Reagimi i qytetarëve të Mushtishtit, në këtë rast i kontribon edhe sigurisë së qytetarëve të pafajshëm serb.

Shqiptarët dhe Kosova janë të gatshëm të garantojnë kthimin në pronat e veta të të gjithë njerëzve pa dallim etnie vetëm atëherë kur të ndëshkohen kriminelët që kryen krime në Kosovë” (sic.), ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.

Të Fundit

Sport

ShowBiz