back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditPacolli: Videoja e incidentit është manipuluar për të fshehur sulmin, dyshohet se...

Pacolli: Videoja e incidentit është manipuluar për të fshehur sulmin, dyshohet se ka pasur edhe armë në çantë

Të ngjajshme

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

PDK mban nesër konferencë për media, ende nuk dihet arsyeja

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër (të...

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Padia e Pjetër Shalës, ndaj shteteve anëtare të Bashkimit...

Liqeni që furnizon Prishtinën me ujë po mbytet nga dora e njeriut

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial...

Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kievit për një javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se homologu i tij...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon se është përballur me kërcënime serioze dhe sulm verbal nga një person i identifikuar si Agim Pllashniku, i cili, sipas saj, “njihet nga publiku dhe autoritetet për të kaluarën e tij të dhunshme”.

“Sulmi nuk ishte spontan. Ishte i organizuar dhe i mirëkoordinuar,” shkroi Pacolli në një status në Facebook, duke shtuar se videoja që po qarkullon në rrjete sociale është e manipuluar dhe nuk tregon të gjithë incidentin.

Sipas saj, videoja është incizuar nga gruaja ose vajza e agresorit, të cilat ndodheshin në vendngjarje.

Pacolli pretendon se momenti kur Pllashniku e sulmon verbalisht dhe fizikisht asistentin e saj është prerë nga videoja, njësoj si edhe çasti kur ai “tenton të fusë dorën në çantën që mbante në krah, për të cilën dyshohet se mund të ketë pasur armë”.

Sipas saj, dëshmitarë të drejtpërdrejtë të incidentit ishin përfaqësues të institucionit të Avokatit të Popullit, përfshirë edhe vetë Avokatin e Popullit, si dhe zyrtarë policorë që ndodheshin në lokal në atë moment.

Deputetja e VV-së ka kritikuar ashpër disa portale dhe analistë që, siç thotë ajo, po përpiqen ta paraqesin agresorin si viktimë dhe aktin si “heroik”. Ajo akuzon këto media për lidhje me “oligarkë dhe interesa të errëta”, duke shtuar se kanë nisur një fushatë të organizuar dhune politike e psikologjike ndaj saj.

“Këto veprime tashmë përbëjnë përgjegjësi penale,” paralajmëroi Pacolli, duke theksuar se nuk do të frikësohet apo tërhiqet nga angazhimi i saj politik.

“Nuk do të hesht. Nuk do të tërhiqem. Do të vazhdoj, sypatrembur dhe e palëkundur, rrugën time të drejtë,” përfundoi ajo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz