BallinaLajmePacolli rehaton këshilltarët e partiakët, dy i dërgon konsuj në Gjermani e...

Pacolli rehaton këshilltarët e partiakët, dy i dërgon konsuj në Gjermani e një e çon në Çeki

Të ngjajshme

77 vjet nga themelimi i NATO-s

NATO, e themeluar 77 vite më parë më 4...

Gjakovë: Arrestohet personi me mbi 5 kg marihuanë, konfiskohet automjeti

Një person është arrestuar më 3 prill në Gjakovë...

3 raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës – arrestohen dy gra

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka...

Ministria e Punëve të Jashtme, në përfundim e sipër të punëve, ka bërë edhe disa emërime.

Burime të KTV-së kanë bërë të ditur se këshilltarët e ministrit në largim, Pacolli, Liridon Sadriu dhe Dedë Abazi, janë emëruar për konsuj në shtetin e Gjermanisë.

Një tjetër vendim emërimi për konsull, Pacolli e ka bërë për zyrtarin e partisë së tij, Aleanca Kosova e re, Ismet Hajdinin, për në shtetin e Çekisë.

KTV-ja ka kontaktuar Sadriun e Hajdinin, të premten.

I pari ka sugjeruar që pyetjet t’i drejtohen Zyrës për informim, e tjetri, pasi është lajmëruar fillimisht, ka mbyllur telefonin më vonë.

Gjithashtu, deri dje, drejtori i Departamentit për Financa dhe Shërbime në MPJ, Blerim Xhemajli, nga informacionet e KTV-së, është emëruar për konsull në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri.

Xhemajli, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Suharekës, i kontaktuar nga KTV-ja, ka thënë të jetë emëruar për këshilltar në këtë ambasadë dhe vendimin e ka pranuar në mes të këtij muaji.

Televizioni ka tentuar të marrë përgjigje për këto emërime nga Sekretari i Ministrisë, Fitim Sadiku, drejt të cilit janë dërguar pyetje me shkrim, por i njëjti nuk është përgjigjur as në thirrjet telefonike.

As Zyra për media e kësaj ministrie nuk ka kthyer ndonjë përgjigje për këto emërime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz