Behgjet Pacolli, ka njoftuar se fondacioni i tij do te vazhdojë traditën dhe të ofrojë iftare për një muaj të plotë, në përkrahje të besimtarëve në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, Pacolli u shpreh se iftaret do të organizohen në sallën e sportit te “Diamond Tennis”, në Hajvali.
“Për rezervime, ju lutem kontaktoni çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit në numrin e telefonit +383 488 885 29, nga ora 12:00 deri në 16:00.
Me kënaqësi, ju uroj këtë muaj të agjërimit, duke uruar paqe dhe mbarësi për të gjithë besimtarët muslimanë”, u shpreh Pacolli.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Të nderuar miq,
Kur jemi në pritje të iftarit të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, me shumë gëzim, ju njoftojë se Fondacioni Behgjet Pacolli do të vazhdojë traditën e tij dhe do të ofrojë iftare për një muaj të plotë, në përkrahje të besimtarëve në këtë muaj të shenjtë.
Iftaret do të organizohen në Salla e Sportit të Diamond Tennis në Hajvali.
Për rezervime, ju lutem kontaktoni çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit në numrin e telefonit +383 488 885 29, nga ora 12:00 deri në 16:00.
Me kënaqësi, ju uroj këtë muaj të agjerimit, duke uruar paqe dhe mbarësi për të gjithë besimtarët muslimanë.