back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPacolli ngushëllon familjen Dvorani nga Drenasi pas tragjedisë në Suboticë

Pacolli ngushëllon familjen Dvorani nga Drenasi pas tragjedisë në Suboticë

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka shprehur ngushëllime familjes Dvorani nga Tersteniku i Drenasit pas tragjedisë së ndodhur në Suboticë të Serbisë.
“Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Dvorani nga Tersteniku i Drenasit. Një humbje e madhe dhe tragjike. Dy engjëj të bukur. Të lënduarit, ju uroj shërim sa më të shpejt”, ka thënë Pacolli, raporton Koha.net.
Kujtojmë se mëngjesin e djeshëm, rreth orës 1:30, në aksin rrugor Suboticë – Novi Sad, kanë humbur jetën dy fëmijë të familjes Dvorani nga Tersteniku i Drenasit.
Viktimat e këtij aksidenti tragjik janë Muhamed Dvorani (2008) dhe Meldin Dvorani (2011), ndërsa kanë mbetur të lënduar Akrip Dvorani (1978) dhe Petrit Dvorani, shqiptarë të Kosovës dhe që të gjithë me nënshtetësi austriake.
Jetën në këtë aksident ka humbur edhe një këmbësor, identiteti i të cilit nuk është mësuar.  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz