back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPacolli me mesazh reflektues: Kam ecur përpara edhe kur rruga dukej e...

Pacolli me mesazh reflektues: Kam ecur përpara edhe kur rruga dukej e pamundur

Të ngjajshme

Opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag...

Dogana gjen barna të kontrabanduara në Prishtinë

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në qytetin e...

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë një mesazh në rrjete sociale, ku flet për sfidat dhe përvojat që kanë lënë gjurmë në jetën e tij.

Ai shprehet se çdo betejë dhe moment i vështirë që ka kaluar, i ka lënë plagë që nuk i fsheh, por i mban me krenari si dëshmi e angazhimit të tij.

“Vjen një ditë kur e kupton se çdo betejë, çdo moment i vështirë, çdo telefonatë e rëndësishme — ka lënë gjurmë. Ato plagë që më shkaktuan asnjëher nuk i fsheha, por i mbaj me krenari si dëshmi që kam qenë aty, në vendimet më të rënda, në përballjet më të mëdha. Kam ecur përpara edhe kur rruga dukej e pamundur. Gjithmonë kam zgjedhur të përballem, jo të hesht. Janë ato që sot më dallojnë nga ata që zgjodhën të mbijetojnë si spektator, në frikën e përjetshme”, tha ai.

Pacolli shprehet se sot e ka të qartë pse në shumë momente ka qenë i vetëm.

“Tani e kam krejtësisht të qartë pse isha i vetëm dhe pse nuk paskam qenë gabim. Sepse u paska munguar guximi që unë kam, dhe nga anash gjithnjë baltosnin lundrimin tim nëpër stuhi, në vend që të bashkangjitëshin. Prandaj qëndroj me kokën lartë, sepse ai rrugëtim është harta e jetës time dhe dëshmi e fort e trashigimisë. Janë gjurmët e rrugëve që hapa e që të tjerët do i ndjekin”, pohon ai.

- Advertisement -

Të Fundit