back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmePacolli kritikon qasjen e Vetëvendosjes: Mungesa e kompromisit dhe dialogut dëmton stabilitetin...

Pacolli kritikon qasjen e Vetëvendosjes: Mungesa e kompromisit dhe dialogut dëmton stabilitetin politik

Të ngjajshme

Australia fajëson Iranin për dy sulme, dëbon ambasadorin e saj

Australia akuzoi Iranin të martën për kryerjen e dy...

27 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani

Më 26 gusht të vitit 1998, artileria serbe vrau...

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Jahir Krasniqi

Ka vdekur Jahir Krasniqi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të...

Dështimi i radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka nxitur reagime të shumta në skenën politike.

As në seancën e së dielës, pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, nuk u arrit zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosjes nuk arritën të sigurojnë mbështetjen e nevojshme prej 61 votash.

Në lidhje me këtë situatë për Front Online ka folur ish-presidenti i Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili kritikoi qasjen e Vetëvendosjes dhe mungesën e gatishmërisë për dialog.

Ai tha se përzgjedhja e kandidatit për kryetar të Kuvendit u bë në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultime serioze me partitë e tjera, çka, sipas tij, vetëm sa e thellon krizën institucionale.

 “Seanca tregoi edhe njëherë mungesën e gatishmërisë për dialog dhe kompromis nga ana e Vetëvendosjes. Përzgjedhja e kandidatit u bë në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultime serioze me opozitën, gjë që vetëm sa e thellon krizën institucionale. Për një parti që pretendon transparencë dhe demokraci, një qasje e tillë është tendencioze dhe e dëmshme për stabilitetin politik të vendit”, tha Pacolli

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz