back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaPacolli i thotë lamtumirë drejtimit të AKR-së

Pacolli i thotë lamtumirë drejtimit të AKR-së

Të ngjajshme

Fatmir Limaj pas protestës thotë se Kuvendi dështoi në monitorimin e Gjykatës Speciale

Fatmir Limaj, deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka...

Nis festa në ‘Old Trafford’, Šeško niset drejt Manchesterit

Manchester United ka goditur fuqishëm në merkato duke siguruar...

Nesër mbahet seancë ndaj Igor Popoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, nesër pritet...
Lideri aktual i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR) në Kosovë, Behgjet Pacolli paralajmëron largimin e tij nga drejtimi i kësaj partie, e cila nuk siguroi mandate të deputetëve në zgjedhjet e fundit .
“AKR duhet të jetë edhe më e fuqishme dhe shumë shpejt do të dalim me lajmin se kush do ta drejtojë AKR. AKR—ja nuk është parti private që unë të them se Mimoza Kusari apo dikush tjetër, ai do të udhëheqë partinë. Sigurisht njerëz të devotshëm të AKR do të dinë të zgjedhin prijësin e mëtejshëm. Unë do të qëndroj fuqishëm pas atij apo asaj që do të drejtojnë AKR. Unë do të kontribuoj edhe më tepër, kështu që AKR do jetë më e fuqishme dhe ne do të jemi në skenën politike. Në zgjedhjet e ardhshme në do të jemi fuqishëm prezent me programin tonë sfidues, 100% ekonomik”, deklaroi për OraNews, Pacolli, duke mos paralajmëruar se kush do të jetë zëvendësues i tij.
Jozyrtarisht një nga emrat më të lakuar për drejtimin e kësaj partie është Mimoza Kusari, kryetare aktuale e Gjakovës./Koha.net/
- Advertisement -

Të Fundit