Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se pacienti zero i Shqipërisë me koronavirusin COVID-19, është në rrugë drejt shërimit.
Rama, në një postim në Facebook, ka thënë se “kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në spitalin infektiv doli negativ në testin e parë. Nëse edhe në testin e dytë pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet, atëherë do të kemi të shëruarin e parë”, ka thënë Rama, raporton KOHA.
Personi gjysmë i shëruar është babai i 31 vjeçarit që erdhi nga Firence, i cili njihet edhe si pacienti zero.
Në Shqipëri, deri më tani janë konfirmuar 55 raste të infektuara, ndërsa 1 person ka vdekur.