back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmePa viza kosovarët mund të udhëtojnë pas tre muajve

Pa viza kosovarët mund të udhëtojnë pas tre muajve

Të ngjajshme

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, arrestohet një shtetas i huaj

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të...

Mbahet seanca e radhës në rastin e Banjskës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet...

Pas tri ditësh kërkimi, nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj të mitur

Një nënë 37 vjeçare ka raportuar të zhdukur vajzën...

Kjo është femra më tërheqëse e showbiz-it shqiptar sipas Ronaldo Sharkës

Gazetari dhe personazhi i njohur i ekranit, Ronaldo Sharka,...
Komisioni Evropian ka rekomanduar sot liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndërsa, këtë të drejtë qytetarët e Kosovës pritet ta gëzojnë pas tre muajve.

Këtë e ka bërë të ditur komisionari Dimitris Avramapolous në pyetjet që i janë drejtuar gjatë konferencës për media, transmeton lajmi.net.

Ai tha se kjo varet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian, mirëpo nuk besohet se kjo do të zgjatë më shumë se tre muaj.

“Nesër mund të shkoj në Kosovë që të ndajë këtë moment me qytetarët atje. Megjithatë tani është në përgjegjësi të Parlamentit dhe Këshillit Evropian që të vendosin me shumicë të kualifikuar. Por është një procedur që mund të zgjasë 2 muaj e gjysmë deri në 3. Por duhet të themi se kriteret e përcaktuara duhet të bëhen para adaptimit të këtij rekomandimi”, ka thënë ai.

Pra, në bazë të kësaj, qytetarët e Kosovës, pritet që nga fundi i korrikut apo fillimi i gushtit të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz