back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmePa tmerrin me sy, fëmija 5 vjeçar i shqiptares që u vra...

Pa tmerrin me sy, fëmija 5 vjeçar i shqiptares që u vra nga ish- burri: Po ishte babi, e pashë

Të ngjajshme

Mjegull… Moti për sot!

Të shtunën do të mbaj mot me diell dhe...

Bahamas njohu Kosovën, MPJ e Serbisë e dënon ashpër: Ta rishqyrtojnë vendimin

Presidentja e vendin Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme...

Moti sot

Të shtunën do të mbaj mot me diell dhe...

Dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Itali, aty ku një maroken vrau bashkëshorten tij shqiptare.

Ajo çka e bën më të rëndë këtë krim është fakti se marokeni vrau 33 vjeçaren shqiptare Fjoralba Nonaj me një thikë në sytë e djalit të tyre 5 vjeçar.

“Po, ishte babai, unë e pashë”, është shprehur i shokuar para mjekëve djali i çiftit.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme brenda një makine, ku ishin të pranishëm çifti dhe fëmija i tyre i mitur.

Sipas mediave italiane pas një debati të ashpër marokeni nxori thikën dhe e qëlloi disa herë rresht Fjoralbën, në sy të djalit të tyre.

Ajo kishte marrë plagë të shumta nga goditjet me thikë në brinjë, bark, qafë dhe në shpinë.

Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë atë në sy të djalit të vogël i tmerruar nga ngjarja që mbahej në krahë nga fqinja 49-vjeçare.

Pasi i dhanë ndihmën e parë në vendngjarje, Fjoralba u transportua në spital ku mjekët shpallën zyrtarisht vdekjen e  saj.

Shqiptarja punonte si pastruese ishte martuar me një djalë maroken. Një martesë që pesë vjet më parë kishte sjellë edhe një fëmijë.

Ai në të kaluarën e kishte kërcënuar disa herë gruan e tij, ndërsa disa muaj më parë ajo që të ndahet prej tij./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz