Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil në autobiografinë ndër të tjera e ka përshkruar një episod të raportit me ish-trajnerin e tij Jose Mourinho, në kohën kur të dy ishin te Real Madridi, shkruan zeri.info.
“Mourinho bërtiste në drejtim timin. ‘Mendon se të mjaftojnë dy pasime? Mendon se je i mirë në duele? Mendon se je aq i mirë sa të luash me vetëm 50 për qind të mundësive? E din si dukesh ti para se të hysh në duel? Eja të tregoj! Pastaj i vuri duart në fytyrë dhe endej nëpër zhveshtore”, ka treguar Ozil, për të treguar pastaj reagimin e tij.
“Ia kam kthyer me të njëjtin ton. E kam zhveshur fanellën, ia kam gjuajtur para këmbëve, i thash merre, vishe dhe dil vetë në fushë“. Mirëpo, ky tregim nuk përfundon me kaq. “Mourinho ka qeshur dhe pastaj e ka ngritur zërin. ‘A po dorëzohesh? Je një qyqar! Çfarë dëshiron të bësh? Të shkosh nën tush dhe pastaj t’i rregullosh flokët?”, ka treguar Ozil.