Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së vendosur në qendër të Prishtinës, duke e cilësuar atë si një përmbajtje të papranueshme që, sipas tyre, shtrembëron të vërtetën historike dhe cenon dinjitetin e luftës çlirimtare.
Në reagimin publik, OVL-UÇK thekson se ekspozita, “nën maskën e kujtesës”, paraqet një narrativë të deformuar të Luftës Çlirimtare, duke fyer sakrificën e atyre që dhanë jetën për liri, raporton lajmi.net
Sipas tyre, paraqitja e viktimave civile si persona të armatosur, veçanërisht në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, përbën një akt të rëndë moral.
“Një qasje e tillë është e papranueshme. Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi autorët e këtij shtrembërimi dhe mbështetësit e tyre politikë”, thuhet në reagim.
Postim i plotë: