BallinaLajmeOVL-UÇK: Kemi marrë urdhër që të mos i publikojmë dosjet që na...

OVL-UÇK: Kemi marrë urdhër që të mos i publikojmë dosjet që na vijnë

Të ngjajshme

Alban Lumi në “Favorit” e jep lajmin ekskluziv për Ligën e Parë

Analisti i emisioni sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Arrestohet një 23 vjeçar në Skenderaj, iu gjet në makinë marihuanë

Policia e Kosovës në Skenderaj, sot rreth orës 18:30...

Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë se ai dhe sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku kanë pranuar një thirrje të koduar, përmes të cilës janë ftuar te selia e EULEX-it në Fushë Kosovë për të marrë disa dokumentacion.

“Unë i kam propozuar që nëse kanë dokumentacione duhet t’i dërgojnë në selinë e OVL të UÇK-së. I dhashë edhe propozimin që të vijnë në zyrën time të avokatisë. Më vonë më ka ardhur një email nga të njëjtit…Në email shkruan që është një urdhër. Urdhri është që ne të mos i publikojmë dokumentacione nëse na vijnë në të ardhmen”, ka deklaruar ai në Rtv Dukagjini.

Avokati thotë se ky urdhër mban datën 25 shtator e që sipas tij kjo mund të jetë e mirë për Gucatin dhe Haradinajn pasi ai ka ardhur te veteranët me vonesë.

Sipas tij, nëse Gjykata Kushtetuese kishte vendosur se Gjykata Speciale, edhe intervistimi i Agim Çekut e krerëve të OVL-UÇK-së do të ishte i paligjshëm.

Avokati thotë se Gjykata Speciale do t’i bëjë dëm të madh kombit shqiptar.

“Ne duhet ta imitojmë Izraelin siç i ka gjykuar nazistët. Ne nuk kemi fuqi t’i marrim kriminelët serb nga Beogradi, por duhet t’i dokumentojmë krimet e tyre”, tha mes tjerash ai./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz