HomeLajmeOVL-UÇK homazhe në Prekaz: Këto festa janë të mangëta pa krerët e...

OVL-UÇK homazhe në Prekaz: Këto festa janë të mangëta pa krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë

Të ngjajshme

Festë e çmendur në Kairo, yjet e Egjiptit priten me fishekzjarre

Kombëtarja e Egjiptit pati një Kampionat Botëror të shkëlqyer. “Faraonët”,...

Zhduket një person nga Kaçaniku, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Milazim Jaha, 44-vjeçar banor i fshatit Stagovë në Kaçanik,...

Ky është personi që mbeti i plagosur sonte në Pejë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e...

Greenwood arrin marrëveshje me Fenerbahçen, do të luaj krah Muriqit

Mason Greenwood ka arritur marrëveshje me Fenerbahçen. Anglezi, shihet si...

Tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz kanë bërë homazhe Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati ka thënë se këto festa janë të mangët pa ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, por shprehu besimin që ata do të kthehen dhe festën tjetër të nëntorit do ta festojnë bashkë me ta në Kosovë.

“Ju urojmë katër festat e nëntorit. Festa e vitit 1944 ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 1912, datëlindja e komandanti legjendar më 1955 dhe dalja në skenë e UÇK-së.

Këto festa janë të mangëta sepse në i kemi krerët e UÇK-së në Hagë ku padrejtësisht po mbahen padrejtësisht në Hagë nga një gjykatë. Por ja që na ndodhi kjo dhe shpresojmë e besojmë që vitin e ardhshëm do t’i presim këto festa bashkërisht me ta”, ka deklaruar Gucati nga Prekazi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz