Wednesday, July 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasOVL e UÇK-së reagon pas arrestimeve të reja ndaj Grupit të Drenicës

OVL e UÇK-së reagon pas arrestimeve të reja ndaj Grupit të Drenicës

Të ngjajshme

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Komisioni Evropian e ka propozuar të mërkurën një buxhet...

Zbulohet antitrupi kundër alergjive ndaj polenit

Përftohet një antitrup që, nëse aplikohet me një spray,...

Nuk pritej/ Ish-i i Kimit po bëhet baba?

Pete Davidson do duhet të fillojë të ndryshojë pelenat...

I biri i Jakup Krasniqit: Gëzimet dhe hidhërimet i ndajmë me videolidhje

Radiotelevizioni i Kosovës ka marrë rrëfimin e Altin Krasniqit,...

Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së kanë reaguar pas vendimit për vuajtje dënimi të vëllezërve Demaku nga Grupi i Drenicës si dhe pas arrestimeve të reja të kryera sot ndaj vëllëzërve Demaj.

Në deklaratën e lëshuar, OVL e UÇK-së ka shprehur indinjatën e tyre duke theksuar që Grupi i Drenicës janë dënuar pa prova si pasojë e dështimit të drejtësisë ndërkombëtare, njofton  Klan Kosova.

Më poshtë njoftimi i plotë:

“Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe grupi i Drenicës janë dënuar pa prova materiale, me vetëm një deklaratë të një pale, e që është absurd i kësaj drejtësie, që fatkeqësisht po e zbaton drejtësia e Kosovës.

Dje u dërguan në vuajtje të dënimit kryetari i komunës së Drenasit Nexhat Demaku e ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, ndërsa sot arrestohen dhunshëm vëllezërit Driton, Agim e Selman Demaj në cilësinë e të dyshuarit.

Neve si OVL UÇK, na brengos fakti që kriminelët serbë shëtisin lirshëm kudo në Kosovë dhe nuk gjykohen për krimet që i kanë bërë, por po gjykohen e denohen me akuza të rrejshme luftëtarët e lirisë’’

- Advertisement -

Të Fundit