back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeOVL e UÇK-së kritikon Gjykatën Speciale: Pse ish-luftëtarët nuk lejohen ta presin...

OVL e UÇK-së kritikon Gjykatën Speciale: Pse ish-luftëtarët nuk lejohen ta presin vendimin në shtëpi?

Të ngjajshme

AAK nesër mban konferencë për media në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të Besnik Tahiri nga Aleanca...

Iu kthye futbollit pas dy vjetësh për ta ndihmuar Bolivinë drejt Botërorit, por trajneri s’e ftoi legjendën!

Përjashtim i bujshëm për Marcelo Moreno Martins. Legjenda e Kombëtares...

Greta debaton me Brikenën, e paralajmëron: Kujdes se edhe për ty kanë dalë…

Mes Selin, Gimbo, Greta, Shëndriti, Mateo dhe Brikena, gjerat...

Hoxhaj: Kurti synon 100% të pushtetit, jo stabilitet politik

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka pasur kritika të...

Dërgohet në mbajte për 48 orë Gjesti, nga policia japin detaje

Gjatë ditës së sotme artisti kosovar, Besart Kelmendi- Gjesti...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklarimeve të Dhomat e Specializuara të Kosovës lidhur me respektimin e të drejtave të të akuzuarve gjatë procesit gjyqësor.

Përmes një reagimi publik, OVL e UÇK-së ka thënë se deklaratat se gjatë gjithë procesit janë respektuar plotësisht të drejtat e të akuzuarve dhe Kushtetuta e Kosovës nuk përputhen me perceptimin e qytetarëve, raporton lajmi.net

Sipas kësaj organizate, gjatë viteve të fundit janë ngritur shumë dyshime për shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe për mënyrën se si është respektuar Kushtetuta e vendit.

OVL e UÇK-së ka shtruar edhe një pyetje për gjykatën: nëse procesi gjyqësor është drejt përfundimit, pse ish-luftëtarët e akuzuar nuk lejohen ta presin verdiktin përfundimtar në shtëpitë e tyre, pranë familjeve.

Postimi i plotë:

Mos provoni të hidhni hi syve popullit tonë me deklarata të tilla, kinse gjatë këtij procesi janë respektuar plotësisht të drejtat e të akuzuarve dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Populli i Kosovës e ka kuptuar shumë qartë, gjatë gjithë këtyre viteve, se sa herë janë shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe sa është respektuar realisht Kushtetuta e vendit tonë.
Pikërisht për këtë arsye, sot shtrojmë një pyetje të thjeshtë dhe krejt legjitime: nëse, siç po deklaroni vetë, i gjithë procesi gjyqësor është drejt përfundimit, atëherë pse bashkëluftëtarët tanë nuk lejohen ta presin verdiktin përfundimtar në shtëpitë e tyre, pranë familjeve dhe popullit të tyre?
Si mund të arsyetohet mbajtja e tyre në paraburgim të pafund, kur vetë gjykata po thotë se gjykimi është në fazën përmbyllëse?
Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje të qartë, jo deklarata formale për respektim të të drejtave.
Nuk duam asgjë më shumë se drejtësi të vërtetë dhe standarde të barabarta, ashtu siç aplikohen në çdo sistem tjetër gjyqësor demokratik./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz