back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeOVL e UÇK-së: E pafalshme që Kuvendin ta drejtojë fyesi i UÇK-së

OVL e UÇK-së: E pafalshme që Kuvendin ta drejtojë fyesi i UÇK-së

Të ngjajshme

FDA miraton vaksinat e reja COVID-19, por kufizon përdorimin për fëmijët

FDA ka aprovuar vaksinat e përditësuara të Pfizer, Moderna...

Grabitet shtëpia e muzikantit legjendar, por e dini se ku qëndron habia?

Raporti përmend emrin e një burri që u arrestua...

AGK: Komunikata e Menaxhmentit të RTK-së është intimidim publik ndaj 6 redaktorëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shprehur i...

Organizata e Veteranëve të UÇK-së e ka quajtur të pafalshme zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryekuvendar marrë parasysh deklaratat e tij mbi UÇK-në.

“OVL e UÇK-së shpreh indinjatën e thellë për zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

“Ky person njihet për qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur atë si të lidhur me krimin dhe duke njollosur sakrificën më të madhe të popullit tone”, thuhet në reagim.

Aty thuhet se është e papranueshme dhe e pafalshme që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga një njeri që ka fyer dhe sulmuar UÇK-në dhe Dëshmorët tanë.

Sipas OVL e UÇK-së, kjo është njollë mbi dinjitetin e këtij institucioni dhe goditje ndaj vlerave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës.

“Këtu lind pyetja për deputetët që e votuan këtë kandidat, përtej Lëvizjes Vetëvendosje: Si munde ta votosh dhe t’i jepni besimin një personi që vazhdimisht ka qenë kundër UÇK-së?”

“Ju përfaqësoni popullin që u çlirua pikërisht falë gjakut të UÇK-së?”

“Ky akt është një njollë e rëndë mbi dinjitetin e Kuvendit të Kosovës dhe një goditje e drejtpërdrejtë për vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti”, thuhet në reagimin e OVL e UÇK-së. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz