BallinaLajmeOsmani udhëton për në Danimarkë, merr pjesë në samitin e liderëve të...

Osmani udhëton për në Danimarkë, merr pjesë në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian

Të ngjajshme

Donnarumma: Kartoni i kuq vendimtar, kështu e ka futbolli

Portieri i Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma e ka komentuar...

Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe...

Shërbimi Suedez i Sigurisë: Rusia, Kina dhe Irani vënë në shënjestër Suedinë

Rusia, Kina dhe Irani janë kërcënimet më të mëdha...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sot për në Danimarkë, ku do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian, ku mblidhen 45 liderë evropianë.

Presidenca ka njoftuar se para fillimit të samitit, Osmani do të pritet nga Mbreti dhe Mbretëresha e Danimarkës, ndërsa gjatë punimeve do të marrë pjesë në të dy seancat kryesore të këtij edicioni.

“Presidentja po ashtu do të marrë pjesë në tryezën mbi sfidat kryesore të sigurisë me të cilat po përballet Evropa, përfshirë rritjen e kërcënimeve hibride dhe provokimet e paprecedentë nga Rusia ndaj shteteve anëtare të NATO-s. Në këtë kontekst, liderët evropianë do të diskutojnë mënyrat për të shfrytëzuar momentumin politik për marrjen e vendimeve të domosdoshme, përfshirë forcimin e gatishmërisë mbrojtëse. Në kuadër të samitit, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime me liderë evropianë pjesëmarrës në këtë samit. Komuniteti Politik Evropian (EPC) është një platformë për liderët evropianë ku diskutohen çështjet kryesore me të cilat përballet kontinenti. I nisur në vitin 2022, EPC-ja synon të forcojë lidhjet politike dhe ekonomike në gjithë Evropën, të ofrojë zgjidhje për sfidat e përbashkëta dhe të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të BE-së dhe atyre jashtë sa”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz