back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeOsmani: Thaçi po tenton të flasë në emër të 91 deputetëve, por...

Osmani: Thaçi po tenton të flasë në emër të 91 deputetëve, por JO NË EMRIN TIM

Të ngjajshme

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani tha se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk mund të flasë në emër të saj dhe të qindra e mijëra qytetarëve të këtij vendi.

Osmani shtoi se si sot, 7 vite më parë, presidenti Hashim Thaçi solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Ivica Daçiq, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia.

Vjosa Osmani deklaroi se marrëveshja në fakt krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, krijoi sistemi jounitar gjyqësore e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime, transmeton Indeksonline.

Osmani tha se atëherë votoi kundër, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale, por që sot 7 vite pas, po i njëjti tentoi të flasë në emër të 91 deputetëve.

Positmi i plotë:

Si sot 7 vite më parë, Thaci solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime. Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë e sovranitetit të vendit.

Sot, 7 vite pas, po i njëjti njëjti, tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen.

#JoNëEmrinTim

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz