BallinaLajmeOsmani: Thaçi idenë për ndarje të Kosovës po e promovon me paratë...

Osmani: Thaçi idenë për ndarje të Kosovës po e promovon me paratë e qytetarëve

Të ngjajshme

Gjykata Kushtetuese hapi dyert për vizita të qytetarëve

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hapur sot dyert e...

Kusari-Lila: Po shikojmë mundësinë për ndërhyrje tek sektori i transportit dhe bujqësisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila...

Hoti: Unë nuk mund ta rrahë Shkëlzen Gashin

Ministri Andin Hoti ka thënë se dikasteri që ai...

Rreth 200 milionë litra karburant të importuara në katër, muaj ja sa përfitojë shteti

Rreth 200 milionë litra karburant janë importuar në vend...

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani pas vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme ku po flitet për territorin e Kosovës, tha se të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk do të mund t’i mbrojnë ata, të cilët kurrë nuk i vizituan dhe që i konsiderojnë si qytetar të Angolës kur aplikojnë për dokumente.

Osmani debatin e deritanishëm që zhvillua sot në seancën e jashtëzakonshme e ka konsideruar si zhgënjyes.

Derisa theksoi se presidenti i Kosovës me paratë e taksapaguesve po e promovon idenë për ndarjen e Kosovës dhe që një gjë të tillë do e bëjë edhe më 11 nëntor.

“Çështja e zbardhjes së fatit të të pagjeturve të jetë parakusht për vazhdimin e dialogut, po e shohim që kjo çështje tani ka mbetur tërësisht anash dhe tërësisht e anashkaluar nga kryenogociatori i vetëshpallur presidenti i vendit. Po ashtu edhe për energjinë të jenë një sërë kushtesh edhe ato po anashkalohen nga kryenegociatori i vetë shpallur i cili jo vetëm që shpërndan artikuj të sponsorizuar të shkruar nga të tjerët pro ndarjes së Kosovës, por në fakt po këtë temë e ka pranuar herë drejtë për drejtë, e herë tërthorazi nga Austria e deri në Kosovë tash besoj edhe në Bjellorusi. Dhe po të njëjtën ne këtë po e parashohim që do e bëjë më 11 nëntor dhe mandej për ta promovuar këtë ide janë dhënë edhe para të taksapaguesve të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Osmani po ashtu foli edhe për shqiptarët që kanë humbur jetën në veri të Kosovës në periudhën e pasluftës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz