BallinaLajmeOsmani takon shefin e EULEX-it, flitet për rëndësinë e koordinimit mes tyre...

Osmani takon shefin e EULEX-it, flitet për rëndësinë e koordinimit mes tyre në funksion të forcimit të sundimit të ligjit

Të ngjajshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takim, është biseduar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, shkruan lajmi.net.

Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve për garantimin e rendit dhe ligjit, si dhe për avancimin e standardeve demokratike.

“Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në funksion të forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë të Zyrës së Presidencës.

Në takim, të dyja palët kanë vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë drejt avancimit të agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe zbatimin e standarteve të Konventës së Stambollit, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe fuqizimit të rolit të grave në shoqëri. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz