Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Mbretërisë së Lesotos, Sam Matekane, në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes.
Në një postim publik, Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Lesoton, si dhe për forcimin e partneriteteve me shtete dhe partnerë nga mbarë bota, transmeton lajmi.net.
Ajo ka nënvizuar se këto bashkëpunime janë në interes të ndërsjellë të qytetarëve dhe kontribuojnë në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës.
Postimi i plotë:
Në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, takova Kryeministrin e Lesotos, Sam Matekane.
Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Lesoton dhe me partnerë nga mbarë bota, në interes të ndërsjellë të qytetarëve tanë. 
./lajmi.net/