Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, me të cilin ka diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet aktuale politike.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani vlerësoi lart raportet ndërmjet Kosovës dhe Turqia, duke i cilësuar ato si të shkëlqyera dhe strategjike, raporton lajmi.net
Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës ndër vite, si në aspektin historik, ashtu edhe gjatë mandatit të saj presidencial.
Postimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe zhvillimet aktuale.
Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, si historikisht ashtu edhe gjatë mandatit të saj, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe diplomacisë. Presidentja vlerësoi rolin e Turqisë në forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe në përkrahjen e Kosovës në procesin e njohjeve ndërkombëtare.
Një falënderim i veçantë iu drejtua Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ambasadorit Angılı dhe Ambasadës së Turqisë për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Të dy palët riafirmuan përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.
Në fund të takimit, u përmend edhe ndeshja e ardhshme kualifikuese për FIFA World Cup 2026 qualifiers ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, me ç’rast u shpreh dëshira që kjo përballje të karakterizohet nga fryma sportive dhe respekti i ndërsjellë./Lajmi.net/