back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaZgjedhjetOsmani: Sonte s’ka fitues, duhet të presim deri në numërimin e votës...

Osmani: Sonte s’ka fitues, duhet të presim deri në numërimin e votës së fundit

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, nga selia e partisë ka folur para gazetarëve lidhur me rezultatet e deritashme të publikuara nga KQZ’ja, shkruan Gazeta Express.

Ajo thotë se presin që të numërohet edhe vota e fundit dhe të shpallet fituesi për t’u deklaruar më pas.

Megjithatë ajo ka thënë se opozita ka dalë fitimtare, dhe nëse do të fitojë Kurti ajo ka thënë se do ta urojë.

Fjala e Osmanit nga selia e partisë:

Dua ti falendëroj të gjithë qytetarëtI falënderoj për pjesëmarrje Që rezultoi me largim përfundimtar të atyre që kanë keq qeverisur dhe me një fitore të madhe të opozitës. Për sonte besoj që nuk mund të shpallet fituesi, meqenëse duhet të presim deri në numërimin e votës së fundit.

Rezultati siç po shihet do të përcaktohet nga votat me kusht dhe nga votat e mërgatës. Pas numërimit të votave me kusht dhe votave të mërgatës do të kemi një rezultat përfundimtar dhe do të falim me një deklaratë.

Do të presim rezultatin final. Dallimi tani është diku 0.7 % prandaj është e domosdoshme që të pritet numërimi i votave me kusht dhe atyre të mërgatës. Dhe në fund sigurisht që do të pranojmë dhe respektojmë vullnetin e sovranit.

Duhet të presim shpalljen e fituesit, dhe numërimin e votës së fundit dhe pastaj do të flasim.

Nuk pranojmë në asnjë mënyrë të negociojmë me PDK’në.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz