back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeOsmani shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik: Lutjet tona janë me...

Osmani shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik: Lutjet tona janë me Turqinë

Të ngjajshme

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë...

Bellingham humb disa ndeshje, mësohet sa do të mungoj!

Jude Bellingham pritet të mungoj së paku një muaj...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime të thella për Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe për familjet e viktimave pas aksidentit tragjik të trafikut që ndodhi në Turqi.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Osmani ka theksuar solidaritetin e Kosovës me popullin turk në këto momente të vështira, duke uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.

“Qëndrojmë pranë popullit turk në këto momente të vështira dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Osmani, duke shtuar se lutjet janë me Turqinë.

Kujtojmë se 16 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën si pasojë e dy aksidenteve të rënda rrugore në Turqi, njoftuan sot autoritetet turke. Njëri prej aksidenteve përfshiu një autobus dhe ndodhi në Antalia, një nga qytetet më të mëdha turistike në jug të vendit./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz