BallinaLajmeOsmani s’është e vetme në Marigona Hill, edhe këshilltarja e saj ka...

Osmani s’është e vetme në Marigona Hill, edhe këshilltarja e saj ka shtëpi aty

Të ngjajshme

Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe...

Shërbimi Suedez i Sigurisë: Rusia, Kina dhe Irani vënë në shënjestër Suedinë

Rusia, Kina dhe Irani janë kërcënimet më të mëdha...

Kërkohet për grabitje me armë, policia publikon videon e rastit

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, me autorizim...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është e vetmja nga Presidenca që ka shtëpi në një nga lagjet më luksoze të Kosovës, Marigona Hill. Në këtë lagje, shtëpi ka edhe këshilltarja e saj, Dora Musa.

Këtë shtëpi me 244.16 metra katrorë, për të cilën thotë se është blerë me kredi dhe kursime, Musa e ka të deklaruar në pronësi të prindit që nga viti 2018.

Në deklarimin e pasurisë në vitin 2022, Musa e kishte deklaruar shtëpinë si “shtëpi në ndërtim (e kontraktuar, por ende nuk është në pronësi të prindërve – nuk ka vlerë reale)”. Te prejardhja e pasurisë thuhej se është blerë me kredi, ndërsa në vitet tjera – 2023, 2024 dhe 2025 – thuhej se është blerë me kredi dhe kursime.

Për dallim nga viti 2022, në vitin 2023, Musa e kishte deklaruar shtëpinë në pronësi të prindit.  Në deklarimin e pasurisë në vitin 2023, tek kategoria “të drejtat dhe detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik”, thuhej se ka kredi në emër të prindërit për blerjen e shtëpisë në kompleksin ndërtimor Marigona Hill”.

Vlera fillestare e kredisë paraqitej 115 mijë. Kohëzgjatja e kredisë parashihej të ishte 72 muaj, transmeton vox kosova.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2025, Musa nuk ka të deklaruar asnjë detyrim financiar për këtë shtëpi, që nënkupton se janë paguar. Vlera e shtëpisë në lagjen Marigona Hill, nuk është e deklaruar.

Shtëpia në “Marigona Hill” nuk është pasuria e vetme e Musës. Sipas deklarimit të pasurisë në vitin 2025, ajo ka edhe një banesë prej 77.70 metra katrorë, një vilë prej 119 metra katrorë, dy truall (njëri 2.50 ari, tjetri 3.60 ari), dhe një garazhë prej 18 metra katrorë.

Të gjitha janë të deklaruara në pronësi të prindërit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz