BallinaLajmeOsmani: Sakrifica e Hajrizëve dhe Berishëve jeton përjetë

Osmani: Sakrifica e Hajrizëve dhe Berishëve jeton përjetë

Të ngjajshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24 marsin si një datë me domethënie të thellë historike dhe emocionale, duke theksuar sakrificën e familjeve Hajrizi dhe Berisha nga Mitrovica, që u përballën me dhunën e regjimit serb.

Në një mesazh publik, Osmani u shpreh se kjo datë nuk është vetëm një përkujtim, por edhe një dëshmi e forcës së jashtëzakonshme të familjeve Hajrizi dhe Berisha, si dhe e krenarisë që Mitrovica i ka dhënë Kosovës me burra e gra që nuk u përkulën kurrë.

Duke rikujtuar ngjarjet e 24 marsi 1999, presidentja nderoi figurat e Profesor Latif Berishës dhe Agim Hajrizin, së bashku me nënën e tij dhe Ilirin e vogël, të cilët u vranë nga regjimi serb në një nga ditët më vendimtare për vendin.

Ky është postimi i plotë i presidentes:

Për ne që u rritëm në Mitrovicë, data e 24 marsit nuk është vetëm një datë përkujtimi. Është edhe kujtesa e forcës së jashtëzakonshme të familjes Hajrizi e familjes Berisha, por edhe e krenarisë që ky qytet i ka dhënë Kosovës burra e gra që nuk u përkulën kurrë.

Sot, në përvjetorin e 24 marsit 1999, kujtojmë me nderim Profesor Latif Berishën si dhe Agim Hajrizin, bashkë me nënën e tij dhe Ilirin e vogël, të vrarë nga regjimi gjenocidal i Serbisë në një nga ditët më vendimtare për Kosovën.

Në akademinë përkujtimore dhe në vizitat tek familjet e tyre, sot u përulëm me respekt para sakrificës së tyre, duke ripërtërirë zotimin se kujtimi për ta do të jetojë përherë në historinë dhe në ndërgjegjen e shtetit tonë.

Zoti e bekoftë familjen Hajrizi, familjen Berisha dhe Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz