BallinaLajmeOsmani: Qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja e popullit tonë

Osmani: Qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja e popullit tonë

Të ngjajshme

Qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja e popullit tonë.

Kështu ka deklaruar presidentja e vendit, Vjosa Osmani nga përkujtimi për masakrën e Lybeniqit.

Sipas Osmanit, Lybeniqi mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e qëndrueshmërisë sonë dhe e çmimit të lirisë.

Postimi i plotë:

Në Lybeniq, forcat serbe masakruan edhe fëmijët në djep, gratë shtatzëna dhe të moshuarit e palëvizshëm. Aty u dëshmua sërish se qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja e popullit tonë.

Por nuk ia arritën! Sot, familjarët e të vrarëve në Lybeniq, ndërmjet dhimbjes dhe krenarisë, kanë edhe amanetin për ta ruajtur shtetin e ndërtuar mbi sakrificë, siç e kemi edhe secili prej nesh. Lybeniqi mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e qëndrueshmërisë sonë dhe e çmimit të lirisë.

Drejtësia për viktimat është detyrim moral, njerëzor dhe shtetëror.

Lavdi e përjetshme për martirët dhe dëshmorët e Lybeniqit!/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz